A duhet apo jo burri të jetë me ju gjatë lindjes, kjo është tema më së shumti e diskutueshme dhe e debatuar në të gjithë botën.
Tani është shumë një normë kulturore që burri juaj të jetë në dhomën e lindjes me ju. Shumica e spitaleve, veçanërisht në Europë e lënë burrin që të jetë afër jush gjatë lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Lindja është një përvojë lidhëse intime: të lindurit nuk është punë vetëm e nënës. Ju patjeter nuk duhet ta bëni atë vetëm. Burri juaj afër do të iu ndihmojë të kaloni përvojën në një mënyrë më të mirë.
Ju keni nevojë për dikë të mbajtë dorën tuaj: dhimbja nuk është vetëm për ju. Është gjithashtu për burrin tuaj dhe foshnjën. Është një nxitje morale të kesh dikë e që e do dhe që iu mbështetë.
Ju nuk dëshironi të jeni vetëm: lindja mund të zgjasë 12-15 orë. Askush nuk do të iu rrijë afër për kaq gjatë. Mund të jetë e mërzitshme, e frikshme dhe e vetmuar. Burri afër jush mund të jetë një bekim.
Askush nuk ju njeh më mirë se burri juaj: shumica e çifteve janë edhe shokë, prandja nëse keni burrin afër do të jetë më e mira për ju./GazetaShneta/