Është shumë normale nëse ndjeheni shumë të lodhura gjatë shtatzënisë, sidomos gjatë javëve te para e deri tek ditët e fundit të shtatzënisë, kur edhe nuk do mundeni të fleni si duhet.
Kur jeni shtatzënë ndryshime të mëdha ndodhin në cdo sistem të trupit, që mund të ju bëjë të jeni të lodhura gjatë tërë kohës. Edhe nësë gjatë kohës para se të ishi shtatzënë ju nuk e keni pasur problem keni qëndruar deri vonë duke shikuar ndonjë film apo serial, tani që jeni shtatzënë do të ju duket e pa mundur.
Mirëpo, duhet të keni parasysh se shpesh herë, lodhja dhe energjia e dobët mund të jenë edhe shenja të anemisë, gjë që është e zakonshme në shtatzëni.
Nuk është njejtë te cdo grua por, lodhja dhe energjia e dobët, më së shpeshti ndodh në fillim të shtatzënisë në tre mujorin e parë. Prandaj, ajo se cka duhet të bëni që ta përballoni këtë lodhje është, të hani mirë dhe shëndetshëm të mos e mundoni veten me punë, dhe mbi të gjitha, të duroni./KlinikaMedica/