Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ASK: Më pak nxënës dhe studentë sesa një vit më parë

Lajme 09/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ka publikuar Statistikat e Arsimit për vitin shkollor 2025/2026.

Numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor për vitin shkollor 2025/2026 ishte 35 948, ku krahasuar me vitin paraprak (2024/2025), që ishte 34 038 fëmijë, kishte një rritje të lehtë të numrit prej 1 910 fëmijë më shumë.

Në sektorin publik në vitin shkollor 2025/2026 ishin 24 422 fëmijë ose 67,9 %, ndërsa në sektorin privat ishin 11 526 fëmijë ose 32,1 %, ndërkaq me vitin paraprak (2024/2025) në sektorin publik ishin 23 349 fëmijë ose 68,6 %, ndërsa në sektorin privat ishin 10 689 fëmijë ose 31,4 %

Rënie e lehtë e numrit të nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët,

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin shkollor 2025/2026 ishte 198 639, prej tyre në sektorin publik ishin 194 314 ose 97,8 % dhe në sektorin privat 4 325 ose 2,2 %. Ndërkaq, në vitin shkollor 2024/2025 numri i nxënësve ishte 208 515, prej tyre në sektorin publik ishin 199 190 ose 95,5 % dhe në sektorin privat 9 325 ose 4,5 %.

Nga kjo mund të shihet se sektori publik ka një rritje të numrit të përgjithshëm, kurse sektori privat ka një rënie të lehtë të numrit të nxënësve krahasuar me vitin 2024/2025.Më pak nxënës të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në vitin 2025/2026 ishte 62 085, prej tyre në sektorin publik ishin 56 892 ose 91,6 % dhe në sektorin privat ishin 5 193 ose 8,4 %.

Ndërkaq, në vitin paraprak 2024/2025 ishte 63 551, prej tyre në sektorin publik ishin 58 337 ose 91,8 %, ndërsa në sektorin privat ishin 5 214 ose 8,2 %.

Nga kjo mund të shihet se ka rënie të numrit të përgjithshëm të nxënësve. Kurse te sektori privat ka një rritje të lehtë të numrit të nxënësve.Rënie e lehtë e numrit të studentëve krahasuar me një vit më parëNumri i përgjithshëm i studentëve në arsimin e lartë në vitin 2025/2026 ishte 64 671, prej tyre në universitetet publike ishin 34 208 studentë ose 52,9 %, ndërsa në kolegjet private ishte 30 463 studentë ose 47,1 %.

Krahasuar me vitin paraprak 2024/2025, ka një rënie të lehtë të numrit të përgjithshëm të studentëve. Pra, në 2024/2025 ishin 64 817 studentë, prej tyre në universitetet publike 36 609 studentë ose 56,5 %, ndërsa në kolegjet private ishte 28 208 studentë ose 43,5 %.

Artikulli paraprakStudim: Pesë minuta lutje mund të ndihmojnë në uljen e dhimbjes dhe ankthit
Artikulli i rradhës 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 21 me të lënduar

Ju sugjerojmë

Nis numërimi i votave për kandidatët, rezultatet përfundimtare planifikohen deri më 26 qershor

09/06/2026 Lajme

Në 24 orë në Spitalin e Pejës: 485 vizita specialistike, 10 operime dhe katër lindje

09/06/2026 Lajme

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 21 me të lënduar

09/06/2026 Lajme

Temperatura deri në 29°C, parashikimi i motit për sot

09/06/2026 Lajme

Mjeku shqiptar pjesë e ekipit në intervenimin për vendosjen e ‘pacemaker-it’ pa tela në Gjermani

08/06/2026 Lajme

Kjo është top 5-shja e kandidatëve me të votuar deri me tani në VV, PDK, LDK dhe Aleancë

08/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.