Njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë urgjente për dozën përforcuese kundër COVID-19, tha njëra nga agjencitë kryesore evropiane, mirëpo një dozë shtesë për individët me sistem imunitar të kompromentuar duhet të merret parasysh.
“Bazuar në dëshmitë aktuale, nuk ka nevojë urgjente për administrimin e dozave përforcuese të vaksinave për individët plotësisht të vaksinuar në popullatën e përgjithshme,” tha Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Por, shtoi se ishte e rëndësishme të ‘bënte dallimin midis dozave’ përforcuese ‘për njerëzit që iu përgjigjën në mënyrë adekuate vaksinimit parësor dhe dozave shtesë për ata me sistem imunitar të dobësuar që nuk reaguan në mënyrë adekuate”.
Në rastin e fundit, doza shtesë “tashmë duhet të merret parasysh”.
Raporti vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë, kritikoi kombet e pasura që po përgatiteshin të siguronin doza përforcuese ndërsa kombet e varfra ende luftojnë për të marrë furnizime për një raund të parë dozash.
“Të gjitha vaksinat e autorizuara në BE/EEA (Zona Ekonomike Evropiane) aktualisht janë shumë mbrojtëse kundër shtrimit në spital të lidhur me COVID-19, sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve, ndërsa rreth një në tre të rritur në BE/EEA mbi 18 vjet ende nuk janë aktualisht plotësisht të vaksinuar”, tha ECDC. /Gazeta Shneta/