Pavarësisht pretendimeve, ende nuk ka përgjigjje rreth pezullimit të vaksinës anti covid nga kompania Johnson&Johnson.
Kjo e fundit njoftoi javë më parë se janë pezulluar zhvillimet e vaksinës pasi njëri nga vullnetarët ka shfaqur një sëmundje e cila deri më tani nuk dihet nëse është rastësi apo si shkak i vakinës, tranmseton GazetaShneta.
CNN ka tentuar të marrë përgjigjje në lidhje me vaksinën, mirëpo Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe kompania farmaceutike Johnson&Johnson kanë kundërshtuar.
Zëdhënësit e FDA-së kanë thënë se rregulloret federale e ndalojnë agjencinë që të raportojnë informacione në lidhje me testimin.Ndërkohë, më parë, një zëdhënës nga kompania farmaceutike nuk ka pohuar dhe as mohuar rreth këtij procesi.
Ekspertët e shëndetit publik u kanë bërë thirrje ndërmarrjeve që të jenë më transparente në lidhje me provat klinike të vaksinave./GazetaShneta/
Pezullohet për një kohë testimi i paraparë i vaksinës anti covid nga kompania Johnson&Johnson