Asnjë qytetarë nuk ka rezultuar i infektuar me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi nga 162 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjashtë qytetarë janë shëruar nga infeksioni ndërsa nuk raportohet për të vdekur me coronavirus.
Aktualisht në nivel vendi janë 49 raste aktive me COVID-19.
Sa i përketë procesit të imunizimit, MSh bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 91 doza të vaksinavë anti-covid.
Deri më tani në të gjithë vendin janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave kundër coronavirusit. /Gazeta Shneta/