Megjithëse fëmijët mund të mbyten në çdo moshë, por, fëmijët nën moshën 3 vjeç janë në një rrezik më të lartë, veçanërisht foshnjat që sapo kanë mësuar të hanë.
Mos i jepni foshnjës tuaj kokoshka, karamele, karrota, çamçakëz, kikirikë, qershi, shegë, manaferra dhe ushqime të tjera të tilla, transmeton Gazeta Shneta.
Nuk ka dyshim se të qenit prind është një nga punët më të vështira dhe më të këndshme në botë. Si prindër të rinj, të gjithë bëjmë disa gabime, pasi bebet vijnë me asnjë manual, i cili gjithashtu e bën çdo prind unik në mënyren e vet.
Nëse jeni një prind i ri, këtu janë pesë gjëra që nuk duhet të ushqeni fëmijën tuaj në vitin e parë.
Sheqer
Foshnjat nuk kanë nevojë për sheqer të rafinuar në dietën e tyre deri në moshën 1 vjeçare. sheqeri i kërkuar nga trupi i tyre është pak dhe ata e marrin atë nga ushqime dhe karbohidrate të tjera natyrisht të ëmbla. Sheqeri i shtuar mund të çojë në çështje serioze shëndetësore si prishja e dhëmbëve, mbipesha, diabeti dhe ta bëjnë fëmijën tuaj demel.
Mos u jepni atyre çokollatë, kola, karamele ose ushqime të përpunuara pasi këto janë plot sheqer dhe konservues artificial.
Krip
Sipas shumë organizatave shëndetësore, foshnjat nuk duhet të marrin krip deri në 6 muaj të moshës së tyre. Gjithashtu, qumështi i nënës ka sasi të mjaftueshme të natriumit të nevojshëm për vogëlushin tuaj.
Edhe foshnjat midis 6 muajve dhe viti nuk duhet të jepen më shumë se 1 gram krip në ditë. Kripa e shtuar në vitet e para mund të çojë në çështje serioze si gurët në veshka, persioni i lartë i gjakut, kocka të brishta dhe dehidratim.
Mjaltë
Mjalti mund të shkaktojë botulizëm tek bebet, gjë që mund të jetë kërcënuese për jetën. Mjalti ndonjëherë mund të përmbajë baktere që sistemi tretës i një fëmije nuk mund të durojë.
Qumështi i lopes
Në të vërtetë qumështi i lopës është i shëndetshëm, por jo për një fëmijë të porsalindur. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, një foshnje nuk duhet t’i ipet qumësht lope deri në moshën 1 vjeçe.
Kjo për shkak se sistemi tretës i foshnjës tuaj nuk mund të trajtojë nivele të larta të proteinave, natiruimit dhe kaliumit të pranishëm në qumështin e lopës. /GazetaShneta/