Më parë u paraqitën disa lajme shqetësuese për atletët profesionistë, mirëpo një studim i ri zbulon se shumë pak prej tyre zhvillojnë sëmundje inflamatore të zemrës pasi të jenë të infektuar me Covid-19.
Në fakt, nga gati 800 atletë profesionistë që kishin rezultuar pozitiv, më pak se 1% u ndalua ti riktheheshin lojës për shkak të dëmtimit të zemrës nga Covid-19, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
“Këto gjetje përforcojnë rekomandimin e mëparshëm që rastet asimptomatike dhe të lehta të Covid-19 nuk kërkojnë testime shtesë në shumicën e rasteve”, tha studiuesi kryesor Dr. Matthew Martinez, drejtor i Kardiologjisë Sportive të Sistemit Shëndetësor Atlantic.
“Pra, shumica e njerëzve që do të kenë Covid-19 asimptomatik ose të butë nuk përfitojnë domosdoshmërisht nga testet shtesë për të kërkuar nevojat për përfshirje kardiovaskulare,” tha ai.
Midis lojtarëve në studim, 58% kishin simptomë Covid-19, dhe 42% ishin asimptomatik ose minimalisht simptomatik.
Inflamacioni i zemrës u gjetë në 30 atletë me ekokardiogramë, MRI të zemrës ose teste të troponinës në gjak, të cilat mund të zbulojnë dëmtime të zemrës.
Për shumicën e këtyre atletëve, një javë deri në dy pushimi dhe një kthim i ngadaltë në stërvitje ishte gjithçka që nevojitej për t’u rikthyer në lojë, tha Dr. Martinez. /Gazeta Shneta/