Atmosferë festive është krijuar në ambientet e Repartit të Hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Organizata “cure2children” ka stolisur repartin me bredhin e Vitit të Ri dhe tullumbace.
Në një postim në facebook, në stolisje kanë marrë pjesë pacientët dhe stafi mjekësor.
“Faleminderit cure2children e Nicola Cardelli qe per 10 vite bejne mrekulli ne repart. Reparti eshte shume i bukur sepse buzëqeshja dhe emocionet e fëmijëve e kanë bere kete bukuri edhe ne bredhin e stolisur ku edhe syte e tyre shkëlqejnë si dritat e festave te fundvitit”, ka shkruar Leonora Bajraktari nga kjo organizatë, transmeton Gazeta Shneta.
E kjo nuk është organizata e vetme që sjellë donacione në Pediatri.
Poashtu “Care for Kosovo Kids” ndihmon fëmijët në këtë klinikë me barna të cilat mungojnë nga furnizimi i listës esenciale. /Gazeta Shneta/