Aq energjike dhe sportive sa ajo shfaqet në skenë dhe jashtë saj, vështirë se mund të ketë konkurrencë.
Megjithatë, si të gjitha nënat e tjera (mos të harrojmë se Aurela u bekua me vajzën e dytë vetëm disa muaj më parë), edhe këngëtarja e njohur ka derdhur shumë djersë e ka përjetuar shumë lodhje për të arritur një peshë të kënaqshme për trupin e saj.
Aurela ka ndarë me të gjithë miqtë e saj virtualë vetëm para pak minutash sfidën e saj të 8 muajve të fundit.
Ajo tregon se për 8 muaj ka humbur 17 kile duke u ushtruar vazhdimisht dhe duke u ushqyer shëndetshëm, duke inkurajuar kështu të gjitha nënat e tjera.
Ja çfarë shkruan ajo në fotografinë e saj të postuar në Instagram:
“Fotoja nr 1, fiks dy muaj mbas lindjes se vajzes se dyte( sapo kisha filluar pak e nga pak ecje). Fotot e tjera sapo u shkrepen ?. 88kg shkova. E tani, sot 8muaj mbas lindjes, peshorja shenon 71?, vetem e vetem me pune. #dylindje #prerjeçezariane #aspakelehte.
Asgje nuk eshte e pamundur. Per te gjitha nenat e reja, mos kujtoni se nuk mundeni. .
TE DASHURA , NE JEMI TE BUKURA ASHTU SIÇ JEMI SEPSE TRUPAT TANE KANE MBAJTUR JETEN E RE, ZOTI NA KA BEKUAR ME KETE MUNDESI. POR, POSTIMI IM ESHTE JO EDHE JO PER PESHEN. JO EDHE JO PER KILOGRAMET. NA DUHET TE JEMI TE SHENDETSHME , TE FORTA , PER FEMIJET TANE. TE JEMI ME TE LUMTURA PER VETEN , PER FAMILJEN E PER SHOQERINE . ME SPORT , ME BESONI QE ÇLIRON ENERGJITE NEGATIVE QE DUAM S’DUAM, I MARRIM SEPSE JEMI NJEREZ. #JODIETA
#USHQEHUSHENDETSHEM. .
I BEJME SHERBIMIN ME TE MIRE SHENDETIT TONE. ..EDHE FEMIJEVE U JAPIM FORCE TE MOS DOREZOHEN PER ASGJE NE JETE.
MOS LEJONI ASNJE T’JU TREGOJE TE KUNDERTEN.
NE NENAT JEMI TE BUKURA ?????????????????????????????? me çdo shenje ne trup, me celulit, me tule ???. Zoti e di pse na e dha neve kete MUNDESI. ?se e di AI qe ne jemi luanesha te brishta?”