As edhe dy fëmijë në spektrin e autizmit nuk janë të njëjtë, dhe rrjedhimisht as trajtimet e tyre nuk janë të njejta. Ja se çfarë duhet të dini rreth gjetjes së qasjes së drejtë për fëmijën tuaj.
Autism Spectrum Disorder (ASD) ka dy karakteristika kryesore: vështirësi me komunikimin dhe ndërveprimet shoqërore dhe një tendencë ndaj modeleve të kufizuara dhe përsëritëse të sjelljes dhe interesave.
Nëse fëmija juaj është diagnostikuar me ASD, ju duhet të gjeni një specialist të autizmit, i cili mund të jetë partner me ju në kujdesin e fëmijës suaj. Ky specialist mund të jetë neuropsikiolog ose neuropsikiatër, psikolog klinik ose psikiatër, ose një pediatër i zhvillimit, shkruan Parents.
Gjeni terapinë e duhur të sjelljes
Një terapist i trajnuar mirë do të punojë me fëmijën tuaj për 25 ose më shumë orë në javë, duke inkurajuar sistematikisht sjelljet e dëshiruara sociale dhe të komunikimit dhe duke mësuar në mënyrë aktive llojin e ndërveprimeve shoqërore që fëmijët e tjerë mësojnë në mënyrë intuitive, përcjellë GazetaShneta.
Lista e qëllimeve mund të përfshijë përmirësimin e hapësirës së vëmendjes, ndërtimin e aftësive të ndërveprimit shoqëror dhe zhvillimin e aftësive komunikuese verbale dhe joverbale.
Është e rëndësishme të kuptohet se shumica e sistemeve të shkollave publike ofrojnë vetëm një lloj programi të autizmit dhe programi i vetëm në dispozicion nuk është një ndihmë adekuate për nevojat e fëmijës tuaj. “Nëse mendoni se qasja terapeutike aktuale e fëmijës suaj nuk funksionon, bisedoni me një specialist rreth strategjisë më të mirë për të provuar një trajtim tjetër, raporton GazetaShneta.
Konsideroni medikamente nëse është e përshtatshme
Medikamentet nuk mund ta rregullojnë vetë autizmin, por mund të jenë të dobishme nëse një fëmijë ka disa probleme të ngjashme .Për shembull, disa fëmijë me ASD përjetojnë gjithashtu nivele të larta ankthi, hutimesh ose hiperaktiviteti; dhe këto medikamente shpesh përshkruhen për të ndihmuar me këto çështje, të cilat përndryshe mund të ndërhyjnë në përparimin e tyre social dhe të sjelljes.
Jini të kujdesshëm ndaj trajtimeve alternative
Dietat, vitaminat dhe “chelation” (një proces që thuhet se heq zhivën ose metale të tjera të rënda nga trupi) janë të gjitha të njihura si trajtime për ASD. Por, asnjë nga këto nuk ka ndonjë vërtetim të besueshëm prapa tyre, dhe disa (veçanërisht chelation, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime të veshkave ose të mëlçisë) mund të jenë shumë të rrezikshme.
A do të shërohet fëmija im?
Është e rëndësishme që prindërit të kuptojnë se autizmi është shpesh një spektër i përjetshëm, pa ndonjë shërim të njohur. Por terapia e mirë e sjelljes është jashtëzakonisht e efektshme, veçanërisht kur ajo fillon sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe nuk është një çështje nëse një fëmijë me ASD mund të bëjë përparim – por sa progres ka bërë ai fëmijë. /GazetaShneta/