Autopsitë mbi njerëzit që vdiqën nga koronavirusi po ndihmojnë mjekët të kuptojnë se si sëmundja prek trupin – dhe një nga gjetjet më të shquara ka të bëjë me mpiksjen e gjakut, thotë një patologe.
Dr Amy Rapkiewicz, shefe e departamentit të patologjisë tha se:
Disa pacientë me Covid-19 dihet se zhvillojnë çështje të koagulimit të gjakut, por shkalla dhe shtrirja në të cilën ndodhet është përshkruar si “dramatike” nga Dr. Rapkiewicz tregon ajo për CNN përcjell Gazeta Shneta.
Në fazat e hershme të pandemisë, klinicistët vunë re koagulime të gjakut “në linja të ndryshme, enë të mëdha të gjakut”, tha ajo.
“Ajo që ne pamë në obduksion ishte një lloj zgjerimi i kësaj,” tha ajo. “Koagulimi nuk ishte vetëm në enët e mëdha, por edhe në enët më të vogla.
“Dhe kjo ishte dramatike, sepse ne mund ta kishim pritur këtë ndryshim në mushkëri, por e gjetëm atë në pothuajse çdo organ që shikuam në studimin tonë të autopsisë,” tha ajo.
Studimi i Rapkiewicz që përshkruan gjetjet e saj u botua në fund të qershorit në revistën The Lancet. /Gazeta Shneta/