Një nga efektet më pak të kuptuara të infeksionit Covid-19, është “mjegulla e trurit”, një lloj konfuzioni mendor që mund të zërë vend në mesin e pacientëve të sëmurë rëndë ndonjëherë që zgjatë shumë pas shërimit nga infeksioni.
Tani, një studim i ri ka zbuluar një të dhënë të mundshme neurologjike në formën e grupeve shumë të pazakonta të qelizave në trurin e njerëzve që kishin Covid-19 shkruan WebMD përcjell Gazeta Shneta.
“Ajo për të cilën po flasim është një situatë ku pacientët ndjehen të paqartë dhe të mjegullt në mendimet e tyre”, tha autori kryesor i studimit Dr. David Nauen.
Kjo gjendje ndodh kur jeni jashtëzakonisht të lodhur dhe të ngadaltë si dhe aktiviteti juaj mendor thjesht nuk duket se po funksionon në formë të zakonishme, shpjegoi Dr. Nauen.
Kështu që Dr. Nauen dhe kolegët e tij u nisën për të analizuar trurin e pacientëve me Covid të cilët i ishin nënshtruar sëmundjes së tyre.
Andaj, midis muajve prill dhe maj të vitit 2020, autopsitë u kryen në trurin e 15 pacientëve me Covid të zgjedhur rastësisht si dhe në dy pacientë që nuk ishin infektuar.
Surpriza e parë?
“Nuk kishte asnjë nga shenjat klasike të sëmundjes virale të trurit, si inflamacioni dhe limfocitet (qelizat e bardha të gjakut)”, tha Dr. Nauen.
Surpriza e dytë?
“Në vend të kësaj, ne pamë qeliza të pazakonta në kapilarët, të quajtura megakariocite, që nuk i kisha parë kurrë në tru” vuri në dukje ai.
Një megakariocit “është një qelizë që normalisht jeton në palcën e kockave, ku ne bëjmë qeliza të kuqe dhe qeliza të tjera të gjakut. Kjo i bën trombocitet që na ndihmojnë të mpiksen, në mënyrë që të shërohen”.
Por është me të vërtetë, e pazakontë t’i shohësh ato në kapilarët e trurit, sepse kapilarët janë si tuba të imët që sjellin oksigjen në të gjithë trurin. Pra, gjetja e megakariociteve në këto tuba është si të gjesh një top futbolli të mbushur plot në një vend me të vërtetë të vogël në shtëpinë tënde ku asgjë nuk do mund të kalojë, shpjegon Dr. Nauen.
Në fund, ekipi i studimit gjeti megakariocite në trurin e një të tretës së pacientëve të vdekur me Covid-19.
Gjetjet u botuan në internet me 12 shkurt në ‘JAMA Neurology’. /Gazeta Shneta/