Ekspertët shëndetësorë amerikanë kanë informacion të kufizuar mbi sindromën post-COVID, e njohur zakonisht si “COVID i gjatë”.
Shoqata Mjekësore Amerikane (AMA), miratoi një politikë të re këtë muaj për të mbështetur fondet për kërkimin dhe edukimin e pacientëve rreth gjendjes COVID të gjatë, ndërsa CDC gjithashtu ofroi udhëzime për trajtimin e pacientëve me kushte post-COVID, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Udhëzime të reja në mënyrën e trajtimit të pacientëve me gjendjen post – COVID
Këto hapa mund të nënkuptojnë që pacientët që merren me problemet si ‘COVID-it të gjatë’ më në fund do të merren seriozisht nga mjekët të cilët mund të kenë lënë pas dore nevojat e tyre më parë.
Një rast konkret nga pacientja Ashley McLaughlin e cila ka qenë e mbyllur në shtëpi me simptoma të mbetura COVID-19 që nga kontraktimi i virusit në muajin mars 2020, ndërsa shërbente në Korpusin e Paqes në Marok.
Në fillim, pacientja McLaughlin nuk kishte simptoma të rënda COVID, por ajo e humbi ndjenjën e nuhatjes dhe shijes – si dhe efektet anësore ndryshuan gjatë muajve në vijim dhe nuk u zhdukën kurrë. Brenda një viti, ajo u tërhoq nga puna shkaku i gjendjes së dobët shëndetësore. Tani përjeton simptoma të shumëfishta në intensitete të ndryshme, duke përfshirë gulçim, ngushtësi në gjoks, rrahje të larta të zemrës dhe ‘mjegullën e trurit’.
Pavarësisht kushteve të saj, pacientja McLaughlin thotë se nuk merret seriozisht rasti nga mjekët e takuar deri më tani.
Ata kanë sugjeruar gjithçka nga “oh, duhet të përpiqesh të gjesh një të dashur”, “duhet të takosh një psikiatër”, “kjo është në kokën tënde”, deri te depresioni dhe ankthi,” thotë McLaughlin për Very Well Health.
“Është vërtet e vështirë të avokosh për veten tënde kur je vërtet e sëmurë, por mjekët nuk të besojnë”.
Informacioni mbi sindromën post-COVID, të njohur gjithashtu si “COVID i gjatë” është ende një mister për shumë ekspertë. Aktualisht nuk ka një përkufizim klinik për gjendjen. Simptomat mund të shkojnë nga lodhja dhe mjegulla e trurit deri te parregullsitë e ciklit menstrual. /Gazeta Shneta/