Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur hetimet për tenderët e negociuar të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët janë dhënë gjatë kohës së pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë kishte kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës dhe njësia e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës që të hetonte kontratat e dhëna me procedura të negociuara, shkruan Gazeta Shneta.
E kryetari i AKK-së Valon Prestreshi ka njoftuar se tanimë kanë filluar këto hetime dhe ka treguar se për çfarë saktësisht do të hetohet.
Njoftimi i tij i plotë:
Pasi që kemi autorizuar divizionin Anti-kartel për t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë Pandemisë , dje jam njoftuar nga ky divizion se tani më veq i kanë pranuar dosjet.
Ju njoftoj se AKK pistën hetimore do ta orientojë vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta. BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale.
Pra bidrigging me marrëveshje vertikale në tenderët publik i trajton Prokurori përkatës dhe
Bidrigging me marrëveshjet horizontale i trajton Autoriteti.
Për çdo qështje tjetër që është në interes të publikut do t’ju mbajmë të informuar.