Babai dhe djemtë rrahin nënën dhe dy vajzat

2018-08-17 në ora 09:08

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona për dhunë në familje.

Bazuar në raportin e Policisë për 24 orët e fundit, mbrëmë në Prishtinë janë arrestuar babai me dy djemtë e tij, transmeton Gazeta Shneta.

Babai dhe djemtë dyshohet se kanë rrahur nënën me dy vajzat, bashkëshorten përkatësisht nënën e tyre, të cilave u kanë shkaktuar lëndime.

Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte. /Gazeta Shneta/