Babai: Mjekët në Shqipëri donin të bënin prova me fëmijën tim

2017-11-07 në ora 11:41

Arli është gëzimi i dytë i familjes nga Salmona e Shijakut. Ai ka lindur para kohe në maternitetin e Tiranës.

Ankthi i prindërve nisi pas 2 javës kur mjekët iu treguan se foshnja ka lindur me një deformim në kockat e ballit.

Mjekët në spitalin publik i kishin thënë babait se në Shqipëri janë bërë operacion 2-3 raste të tilla. Por ai nuk besoi.

“Kur thotë ai me gojën joplotë se janë bërë 2-3 raste, mendova se do të bëjnë provë me fëmijën tim dhe unë nuk isha në gjendje ta bëja këtë”.

Pas analizave në një spital privat, materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë do të bashkëpunojë me spitalin e njohur italian “Umberto Primo” Universita la Sapienza për realizimin e ndërhyrjeve të vështira tek të porsalindurit.

Nisma u ndërmorr, pasi mjekët e këtij spitali realizuan një operacion të rrallë dhe i shpëtuan jetën fëmijës shqiptar të lindur me deformim në kokë./ABC News