Një baba nga Misouri (SHBA), nuk i bindet rregullave të zyrtarve shëndetësor edhe pasi e bija e tij 20 vjeçe rezultoi me test pozitiv ndaj koronavirusit.
Poashtu, thuhet se pacientja, raportoi të ndjehej e sëmurë pasi u kthye nga Italia me 2 mars. Ajo kontaktoi një linjë telefonike informuese në lidhje me koronavirus tre ditë më vonë, të enjten, dhe foli me zyrtarët shëndetësorë që e këshilluan që të bëhej testi shkruan CNN.
Familja e pacientës ishte këshilluar që të vet-izolohet në shtëpinë e tyre pasi prisnin rezultatet e testit, tha Sam Page, zyrtare e shëndetësisë.
Pasi dolën rezultatet u informua se vajza 20 vjeçe ishte rasti i parë pozitiv nga rrethi i Misourit – SHBA, transmeton Gazeta Shneta.
Mirëpo, atë natë babai i pacientes nuk iu bind udhëzimeve për të qëndruar në shtëpi dhe shkoi në shkollë për ta marr vajzën tjetër të tij, tha Page.
Poashtu, Page e lavdëroi pacienten, duke thënë se ajo “e ka kryer punën me përgjegjësi dhe pjekuri” pasi ka lajmëruar autoritetet në lidhje me gjendjen dhe ajo “ka qenë në përputhje me udhëzimet e departamenteve shëndetësore“.
Në fund zyrtarët e shëndetësisë treguan qartë për vendimin e tyre: Nëse familjarët si rasti paraprak nuk zbatojnë urdhrat, nga zyrtarët shëndetësorë atëhere do të kërkojnë një urdhër gjykate për vet-izolim dhe qëndrim në shtëpinë e tyre me forcën e ligjit.
“Ne varemi nga sensi i përbashkët dhe vullneti i mirë i njerëzve me të cilët komunikojmë dhe kur ju kërkojmë që të karantinojë atëhere ne duhet të kemi besim tek njëri tjetri” përfundoi Page. /Gazeta Shneta /