Babai shpallet fajtor për vrasjen e vajzës së adoptuar

2017-11-06 në ora 13:28

Një burrë është shpallur fajtor për vrasjen e fëmijës së tij 18 muajsh vetëm dy javë pasi e kishte adoptuar, transmeton Klan Kosova.

Mattheë Scully-Hicks, 31 vjeç, nga Delabole, Cornëall, kishte mohuar se e kishte goditur vajzën e tij Elsie në shtëpinë e tij në Cardiff.

Ai e kishte thirrur policinë me datën 25 maj të vitit 2016 duke pretenduar se ai e kishte gjetur rastësisht në dysheme.

Vogëlushja vdiq katër ditë më vonë.

Një patolog thotë se dëmtimet e Elsie ishin “tipike” të foshnjave që janë goditur dhe kanë marrë lëndime të rënda.