Kardiologu i QKUK-së Gani Bajraktari është tallur keq me ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili si dhe koelgët e tij që kanë ardhur në pozitat e drejtorëve të klinikave me konkursin e fundit në QKUK.
Bajraktari ka shpërndarë një lajm ku tregohet për përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës. Sipas tij, të gjithë drejtorët e përzgjedhur në QSUT kanë titull profesori, ndërsa në Kosovë nuk ka ndodhur një gjë e tillë, shkruan Gazeta Shneta.
“Në Shqipëri, si në krejt Globin, të gjithë shefat (drejtorët) e Klinikave Universitare kanë titull Profesori! Në Kosovë, si askund në Botë, pothuajse krejt shefat (drejtorët) e Klinikave Universitare s’kanë titull Profesori!”, ka shkruar Bajraktari ku më pas ka ironizuar me sloganin e ministrit Ismaili “‘Bashkë do ta ndreqim”!?,ka shkruar në fund mjeku i QKUK-së.
Kujtojmë se konkursi në QSUT është përcjellë me shumë kritika për shkak të dyshimeve për parregullsi pasi emrat e të përzgjedhurve janë publikuar disa muaj me vonesë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ankesa për parregullësi ka pasur edhe në konkursin për drejtor të klinikave të QKUK-së në Kosovë, e madje ka ndodhur edhe anulim të konkurseve pikërisht për shkak të ankesave për mungesë të titujve akademik sikurse në Gjinekologji. /Gazeta Shneta/