Gjendja aktuale që po mbizotëron në vendin tonë, ka bërë që shumë besimtarë myslimanë ta falin namazin e bajramit në shtëpitë e tyre.
Tradicionalja mbetet si çdoherë ballkava, e këtë herë është një lloj më i veçantë, sepse është e emëruar me emrin e mikrobiologut kosovar – Bakllava Lul Raka.
Në rrjetin social Facebook, faqja Maniaket e Kuzhinës është treguar më aktive edhe gjatë kësaj feste.
“Kjo lloj e bakllaves original quhet ‘Lule Bakllava. Por ne për hir të njërit nga emrat kryesor të betejës kundër pandemisë Covid-19, vendosëm që këtë vit ta emërojmë Bakllava Lul Raka”, thuhet në njoftimin e adminëve në faqen Maniakët e Kuzhinës në facebook.
Në këtë rast, prof.Lul Raka ‘nderohet’ me çmimin e dytë gjatë pandemisë./GazetaExpress