Baklofeni mund të zvogëlojë agjitacionin tek pacientët e kujdesit intensiv emergjent

2021-07-19 në ora 22:17

Pacientët e sëmurë në gjendje kritike që shfaqin simptoma të përdorimit jo të shëndetshëm të alkoolit mund të ‘trazohen’ (të pësojnë gjendjen e ankthit ose eksitimit nervor) kur marrin ventilim mekanik në kujdesin intensiv emergjent.

Një studim i botuar me 23 shkurt 2021 në revistën JAMA tregoi se bari baklofen me doza të larta mund të parandalojë agjitimin (gjendjen e trazuar) të lidhur me tërheqjen e alkoolit, shkruan The Pharmacist përcjell Gazeta Shneta.

Më shumë se 300 pacientë morën pjesë në një provë klinike të fazës III, në 18 reparte të kujdesit intensiv në Francë midis qershorit 2016 dhe shkurtit 2018.

Pacientët u trajtuan me baklofen, rregulluar në dozë nga 50 mg deri në 150 mg në ditë bazuar në shkallën e vlerësuar të filtrimit glomerular, ose placebo gjatë ventilimit mekanik deri në një maksimum prej 15 ditësh para uljes graduale të dozës gjatë ditës së tretë deri në gjashtë.

Pika përfundimtare kryesore ishte përqindja e pacientëve me të paktën një ngjarje të lidhur me agjitacionin gjatë periudhës së trajtimit. Rezultatet dytësore përfshinin kohëzgjatjen e ventilimit mekanik, gjatësinë e qëndrimit në kujdesin intensiv dhe vdekshmërinë 28-ditore.

Gjatë studimit, 19.7% e pacientëve që marrin baklofen përjetuan një ngjarje të lidhur me agjitacion, krahasuar me 29.7% në grupin e placebo.

Autorët arritën në përfundimin se megjithëse baklofeni me doza të larta zvogëloi ndjeshëm ngjarjet e lidhura me agjitacionin, kërkohen studime të mëtejshme për të përcaktuar rolin e mundshëm në trajtimin e kësaj popullate të pacientëve.

Baklofeni njihet si relaksantë muskular, që përdoret në trajtimin dhe lehtësimin e spazmave dhe dhimbjeve shoqëruese si dhe ngurtësisë muskulore dhe spasticitetit nga skleroza multiple. /Gazeta Shneta/