Sot, Banka TEB ka ndarë një donacion në vlerë prej 5,500 eurosh për ShSKUK’në.
Donacioni i përbërë nga 10 copë pompa infuzive (perfuzomat) është pranuar nga UD.Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK’së, Valbon Krasniqi, i cili falenderoi përqafësuesit e bankës TEB për kontributin e dhënë shkruan GazetaShneta.
“Kemi pranuar 10 copë shiring pompa të cilët janë të nevojshme për pacientë të shtrirë në klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Të tilla kemi me qindra ne klinikat tona, por edhe ky donacion do të na shërbejë shumë. Profesionistët shëndetësor do të vlerësojnë se për ku do të jenë të nevojshme këto shiring pompa”, theksoi Krasniqi.
Orcun Ozdemir, drejtori i përgjithshëm i bankës TEB premtoi se do të vazhdojnë të mbështesin ShSKUK’në më donacione të tjera./GazetaShneta/