Një studim sugjeron që barnat e kimioterapisë të zhvilluara fillimisht për të trajtuar kancerin mund të ripozicionohen për të penguar replikimin e koronavirusit të ri dhe për të trajtuar Covid-19.
Një bari kimioterapie i zhvilluar fillimisht për të trajtuar kancerin mund të rivendoset për të penguar replikimin e koronavirusit të ri dhe për të trajtuar Covid-19, sipas një studimi të bazuar në simulime kompjuterike dhe eksperimente laboratorike, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtimi i botuar në revistën ‘PLOS Computational Biology’, ndërthuri teknika të shumta llogaritëse që simulojnë bashkëveprimet e barnave dhe viruseve nga këndvështrime të ndryshme plotësuese.
Duke përdorur këtë qasje hibride, shkencëtarët nga Instituti i Teknologjisë së Avancuar Shenzhen në Kinë, shqyrtuan 1.906 barna ekzistuese për aftësinë e tyre të mundshme për të penguar replikimin e koronavirusit duke synuar një proteinë virale gjegjësisht ARN polimerazën.
Studiuesit identifikuan barna premtuese të cilat më pas u testuan kundër virusit SARS-CoV-2 në eksperimentet laboratorike.
Sipas shkencëtarëve, zbulimet sugjerojnë njëri nga barnat si pralatreksati mund të rivendoset për të trajtuar Covid-19.
Sidoqoftë, studiuesit thanë se bari i kimioterapisë mund të shkaktojë efekte anësore të konsiderueshme dhe përdoret për njerëzit me limfoma terminale, kështu që ata shtuan se përdorimi i menjëhershëm për pacientët me Covid-19 nuk është i garantuar.
Por studimi nxori në pah rëndësinë e strategjisë së re të shqyrtimit për të identifikuar barnat që mund të rivendosen.
Studiuesit tani po zhvillojnë metoda shtesë llogaritëse për gjenerimin e strukturave molekulare të reja që mund të zhvillohen në barna të reja për të trajtuar Covid-19. /Gazeta Shneta/