Një bari kundër gripi është “qartë efektiv” në trajtimin e koronavirusit, kanë pohuar ekspertët mjekësorë në Kinë.
Favipiravir, përbërësi aktiv në një bari japonez kundër gripit u administrua në 340 pacientë me virusin Covid-19 në Kinë shkruan Dailymail.co.uk.
Pacientët që morën Favipiravir u shëruan më shpejt dhe treguan përmirësim më të madh të mushkërive në krahasim me pacientët që nuk e morrën barin transmeton Gazeta Shneta.
Komponenti me përbërsin aktiv Favipiravir mendohet se bllokon virusin në nivel riprodhimi në organizëm.
Deri më tani, nuk ka një trajtim për koronavirusin e ri i cili po shkakton një pandemi globale.
Shumica e njerëzve kanë simptoma të buta dhe mund të shërohen në shtëpi brenda një jave. /Gazeta Shneta/