Barnatorja Qendrore e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë ditës së sotme ka përfituar donacion barnash në vlerë gjysmë milioni dollarë.
Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
“Barnatorja Qendrore e QKUK-së ka pranuar donacion medikamentin Afatinib për Klinikën e Onkologjisë mjekësore në QKUK, nga Americares, përmes partnerit vendor Aksioni për Nëna dhe Fëmijë donacion ky që tejkalon vlerën monetare prej $500,000”, thuhet në njoftim.
“Afatinib dimelate 20 mg tbl. është medikamet i cili përdoret për trajtimin e kancerit te mushkërive. Ky medikament vepron si barriere e cila ngadalëson ose ndal zhvillimin e qelizave të kancerit”, thuhet tutje.
Zyrtarët e Barnatores kanë falënderuar fonadacionin për përkrahje të vazhdueshme.
“Në emër të profesionistëve shëndetësor të klinikës respektive, pacientëve tanë që trajtohen në këtë klinikë si dhe menaxhmentit vendimmarrës të ShSKUK-së, falënderojmë përzemërsisht fondacionin Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe organizatën Amercare në ndihmën dhe përkrahjen e ofruar në vazhdimësi, për Institucionet Publike Shëndetësore në kuadër të ShSKUK-së”. /Gazeta Shneta/