Një muaj më parë ata kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre, e ndërsa shumë shpejt ata nuk do të jenë më “dy”.
Këngëtari i grupit NRG Band, Besnik Qaka dhe bashkëshortja e tij do të bëhen prindër për herë të parë.
Ndonëse një lajm i tillë ka qarkulluar që në muajt e verës, kur u bë publike fejesa e tyre, konfirmimi na erdhi vetëm pak orë më parë.
Bukuroshja ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku mund të dallohet lehtësisht barku i fryrë. Krah fotos ajo shkruan: “Gati për tu bërë nënë”.
Duket se të dy janë shumë të lumtur për anëtarin e ri që do vijë në familje dhe mendohet se mund të jetë një ndër arsyet përse ata e organizuan dasmën pa paralajmërim.
Ndërkohë pritet që grupi NRG Band të vijë me një këngë të re në festivalin muzikor “Kënga Magjike”./noa.al/