Ish-deputeti i LDK-së Dr. Hatim Baxhaku para se të kërkonte ndihmë në një spital të Shkupit, ishte trajtuar në Klinikën e Kardiologjisë Invazive në QKUK.
Këtë e ka bërë të ditur vet Baxhaku në një koment të tij në Facebook, pasi u bë i ditur lajmi se ai kishte kryer një operacion në zemër në një spital privat në Shkup, shkruan Gazeta Shneta.
“Unë ashtu si e don rendi pasi pata një sulm në zemër u lajmërova në Emergjencën e spitalit e pastaj në Emergjencën e SHSKUK ku po të njëjtën ditë nga ekipi kujdestar është bërë angiografia dhe stentimi. Për fat të keq puna nuk ka shkuar mirë bile është komplikuar prandaj jam detyruar të kërkoj zgjidhje diku tjetër. Ti e din mirë edhe punën në kardiokirurgji për të cilat nuk dua të flas se akoma jam në rehabilitim të hershëm”, ka shkruar Baxhaku në komentin e tij.
Reagimi i Baxhakut erdhi pasi kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Drejtave të Pacientëve Besim Kodra, tha se është e dhimbshme për një mjek i cili jetën e ka kaluar në spitalet publike të Kosovës, të kërkojë shërim në spitalet e huaja. /Gazeta Shneta/