Bashkimi Evropian, ka caktuar 220 milion euro (257 milion dollarë) për të financuar transferimin e pacientëve Covid-19 përtej kufijve të tij për të parandaluar që sistemet spitalore të bllokohen.
Evropa është bërë epiqendra në botë e virusit për herë të dytë që nga fillimi i pandemisë, duke detyruar disa vende që të vendosin përsëri bllokimet kombëtare shkruan CNN, përcjell Gazeta Shneta.
“Numrat e rasteve po rriten, numri i shtrimeve në spital po rritet, numri i vdekjeve po rritet – por jo aq shpejt, për fat të mirë, sepse ne e kuptojmë më mirë sot se si të trajtojmë pacientët me Covid dhe si të merremi me sëmundjen,” tha shefja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, të enjten mbrëma.
“Por përhapja e virusit do të mbingarkojë sistemet tona të kujdesit shëndetësor nëse nuk veprojmë urgjentisht”, përfundoi ajo. /Gazeta Shneta/