BE ka në plan të dhurojë të paktën 100 milion doza të vaksinës Covid-19 tek kombet më të varfra deri në fund të këtij viti.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka lajmëruar përmes rrjetit social Twitter se BE ka në plan të vazhdon dhurimin e vaksinave Covid, shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.
Blloku evropian “synon të dhurojë të paktën 100 milion doza në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në fund të vitit 2021“, tha von der Leyen.
“Objektivat tona: të mësojnë nga ngjarjet dhe krizat e dala nga COVID dhe të përgaditemi më mirë për pandeminë e ardhshme”, shkroi von der Leyen në Twitter. /Gazeta Shneta/