Lindjet gjithmonë janë një përvojë e mirë për një nënë, por kur foshnja vjen në jetë me ndonjë problem shëndetësor, atëherë ajo bëhet e dhimbshme, transmeton Gazeta Shneta.
Noah Wall, tani një 3 vjeç, është shembulli ekstrem që tregon se si erdhi në jetë me një defekt.
Ai ka lindur me një defekt të rëndë gjatë lindjes e cila u shkaktua nga hidrocefalus.
Si rezultat, ai doli nga barku i nënës me një madhësi të kokës dhe të fryrë, ndërkaq truri as që shihet.
Para se të lind, mjekët e paralajmëruan nënën e Noas, Shellyn, se mbase ka gjasa që ai të mos mbijetojë, por edhe nëse mbijeton, ai do të bëjë një jetë jo shumë të mirë.
Madje fillimisht e këshilloi edhe ta abortoj beben, pasi mund të jetë rrezik i madh për të dy.
Megjithatë për Shellyn ishte fëmija i parë, dhe ajo vendosi ta mbajë atë pavarësisht probleme që do t’i kalonin, sepse thjesht e donte.
Noah lindi me 98% të trurit jo funksional. Por ajo që ndodhi më pas, ishte një mrekulli, të paktën kështu e quajnë edhe doktorët, pasi truri i Noas gradualisht filloi të rritet normalisht, gjë që nuk pritej fare.
BBC, tani ka vendosur ta bëjë një dokumentar me Noan dhe procesin e zhvillimit të trurit të tij, ndonëse fillimisht kishte lindur pa të! /Gazeta Shneta/