Bebet me seksion C kanë pesë herë më shumë të ngjarë të zhvillojnë alergji në moshën dy vjeçe sesa ata të lindur natyrshëm.
Zbulimi erdhi nga një studim i ri i kryer nga hulumtuesit nga Spitali Henry Ford dhe u njoftua në “Akademinë Amerikane të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë” në takimin vjetor në San Antonio shkruan Medicalnewstoday, transmeton Gazeta Shneta.
Gjetjet përkojnë me hulumtimet e mëparshme të cilat demonstruan që fëmijët e lindura nga C-seksioni kanë më shumë të ngjarë të kenë astmë sesa ata që lindin natyrshëm.
-Një raport tjetër tregoi se:
Bebet e seksionit cezarian kanë një rrezik të shtuar nga alergjitë ushqimore dhe diarreja gjatë vitit të parë të jetës.
Autore kryesore Christine Cole Johnson, tha:
“Kjo avancon më tej hipotezën e higjienës që ekspozimi i hershëm i fëmijës ndaj mikroorganizmave ndikon në zhvillimin e sistemit imunitar dhe fillimin e alergjive.
Ne besojmë se ekspozimi i një foshnje ndaj baktereve në kanalin e lindjes është një ndikues kryesor në sistemin e tyre imunitar.”
Në traktin gastrointestinal të fëmijëve të lindur nga C-seksioni, ekziston një model i mikroorganizmave “në rrezik” që mund të bëjnë që ata të jenë më të prekshëm nga zhvillimi i antitrupave Imunoglobulin E, ose IgE, kur janë në kontakt me alergjenet, sipas Dr. Johnson.
Dihet që IgE shoqërohet me zhvillimin e astmës dhe alergjive. /Gazeta Shneta /