Miliona femra në mbarë botën po kalojnë në fekondim “in vitro” (IVF) që të mbesin shtatzënë.
Një studim i ri ka gjetur se foshnjat e lindura me fekondim “in vitro” (IVF), kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kancerin më vonë në jetë.
Nga viti 1991 deri në vitin 2013, hulumtuesit nga Universiteti Ben-Gurion i Izraelit të Negevit shqyrtuan 242,187 raste të foshnjeve të porsalindura deri në moshën 18 vjeç, për të parë nëse ekzistonte një lidhje midis trajtimeve të fertilitetit dhe kancerit malinjë, transmeton Gazeta Shneta.
“Fëmijët e krijuar pas trajtimeve të pjellorisë janë në një rrezik në rritje për neoplazmat pediatrike (rritja e indeve anormale të lidhura me kancerin).” përfundoi studimi.
Shumica e foshnjave të përfshira në studim (98.3 për qind) u konceptuan spontanisht, ndërsa 1.1 për qind u konceptuan nëpërmjet IVF dhe 0.7 përqindëshi tjetër u konceptuan nëpërmjet trajtimeve me induksion të ovulacionit.
“Gjatë periudhës së ndjekjes, janë diagnostikuar 1498 neoplazma (0.6 për qind).”, zbuloi studimi.
“Shkalla e densitetit të incidencës për neoplazmat ishte më e lartë tek fëmijët e konceptuar se sa në trajtimet tjera”.
Kjo do të thotë se është 2,5 herë më e mundshme që një fëmijë i lindur përmes IVF do të zhvillojë neoplazmat, në krahasim me një fëmijë të konceptuar natyrshëm./Gazeta Shneta/