Bebet në Britani mund të kenë tre prindër

2017-03-28 në ora 16:44

Bebet e bëra nga dy gra dhe një burrë janë miratuar nga rregullatori i fertilitetit e Britanisë së Madhe

Ky veprim historik është  bërë me qëllim të parandalimit të  sëmundjeve vdekjeprurëse gjenetike.

Mjekët në Newcastle të cilët po zhvillojnë këtë formë të përparuar të IVF –së, kanë filluar tashmë kërkimin për vezë të donatorëve.

Fëmija i parë i tillë mund të lind në fund të vitit 2017, shkruan BBC.

Disa familje kanë humbur fëmijët nga sëmundjet e shumta të pashërueshme mitkondriale,  të cilat mund t’i lënë njerëzit me energji të pamjaftueshme për të mbajtur rrahjen e tyre të zemrës.

Fëmija do të mbajë  një sasi të vogël të ADN-së së donatorit, por procedura është e ligjshme, etike dhe shkencërisht e mundur.