Studiuesit zbuluan se foshnjat 5 muajshe kaluan 40 përqind më gjatë duke dëgjuar tinguj nga foshnjat e tjera sesa tek të rriturit që bënin të njëjtit tinguj.
Edhe para se të krijojnë tinguj që ngjajnë me rrokjet, siç janë baba, foshnjat mund të njohin tinguj të ngjashëm me zanoret dhe t’u kushtojnë vëmendje të veçantë këtyre tingujve kur ata bëhen nga foshnjat e tjera, transmeton Gazeta Shneta.
Gjetjet ofrojnë një pasqyre të re mbi mënyrën se si foshnjat zhvillojnë të kuptuarit e tyre për gjuhëne folur, atë që sjellin brenda dhe çfarë është formuar nga përvoja e tyre si dëgjues dhe si folës.
Sipas hulumtuesve, qasja në të folurin e foshnjave, me gjasë duke përfshirë edhe vokalizimet e një fëmije, duket se ka një ndikim të gjerë dhe domethënës, duke ndikuar në aspektet pritëse, shprehëse dhe motivuese të zhvillimit të të folurit.
Por, sipas tyre, është e rëndësishme që prindërit të bëjnë biseda me bebe sepse vokalizimet vetanake të foshnjave janë mjaft të fuqishme.
Të folurit e foshnjave duket se kapin dhe mbajnë vëmendjen e foshnjave ndonjëherë duke nxitur emocione pozitive. Kjo mund të motivojë foshnjat të jenë aktive vokale dhe ta bëjnë më të lehtë për të vlerësuar vokalizimet e tyre. /GazetaShneta/