Bebet, parapëlqejnë të komunikojnë me “gaga” karshi shprehjes “goo-goo” të bebeve të tjera, zbulon një studim i ri.
Studiuesit zbuluan se bebet pesë muajshe, kaluan 40 përqind më gjatë duke dëgjuar tinguj nga bebet e tjera sesa tek të rriturit që bënin të njëjtat tinguj shkruan WebMD përcjell Gazeta Shneta.
Edhe para se të krijojnë tinguj që ngjajnë me rrokjet – siç është “ba ba ba” – bebet mund të njohin tinguj të ngjashëm me zanoret dhe t’u kushtojnë vëmendje të veçantë këtyre tingujve kur ato bëhen nga bebet e tjera, thanë studiuesit.
Gjetjet ofrojnë një pasqyrë të re mbi atë “si bebet zhvillojnë të kuptuarit e tyre për gjuhën e folur – atë që sjellin brenda dhe çfarë është formuar nga përvoja e tyre “si dëgjues” dhe “si folës” në këtë trajnim”, tha autore e studimit Linda Polka.
“Qasja në të folurit e bebeve, ose komunikimi i drejtpërdrejt me gjasë ka përfshirë edhe vokalizimet e një fëmije, për të pasur më pastaj një ndikim të gjerë dhe domethënës, në aspektet pritëse, shprehëse dhe motivuese të zhvillimit në të folur,” tha ajo në një njoftim të lajmeve nga Shoqata Akustike e Amerikës. /Gazeta Shneta /