Këngëtarja Leonora Poloska ka publikuar një fotografi të vajzës së vet.
Fotografia shfaq beben e bukur e cila tashmë ka mbushur gati 4 muaj.
Është interesante edhe mënyra se si e ka përshkruar Leonora këtë fotografi: Kalapuqka jeme.
Nuk dihet se çfarë kuptimi ka kjo fjalë që ka përdorur këngëtarja.
Megjithatë, emri i vajzës është Andora.
Leonora dhe bashkëshorti i saj Andin Randobrava kishin vendosur për këtë emër, të inspiruar nga emri i qytetit bregdetar në provincën italiane të Savonës.
Poashtu, emri Andora është i përbërë edhe nga shkronjat e para të Andinit dhe shkronjat e fundit të Leonorës. /Gazeta Shneta/