Erin Bates po kurohet në spital për koronavirus, treguan prindërit e saj.
Erin Bates nga Bury, Greater Manchester, ishte tashmë në Spitalin e Fëmijëve Alder Hey në Liverpool me probleme të zemrës dhe të tubave të erës shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Nëna e saj Emma Bates, tha se ajo ishte “zemëruar” pasi Erin testoi pozitiv për Covid-19 .Ndërsa, babai i saj Wayne tha se gjendja e Erin ishte e qëndrueshme, por ai ishte i mërzitur se njerëzit nuk po e merrnin virusin seriozisht.
Ai shtoi se: “Personeli i spitalit ka qenë i mahnitshëm. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbrohen.”
Nëna, Emma Bates është e shqetësuar se ajo duhet të ndahet nga Erin nëse infektohet vetë nga Covid-19.
Erin ka pasur një seri problemesh mjekësore që prej lindjes.Ajo është dashur të përdorë një ventilator për shkak të sëmundjeve që ndikojnë në grykën e saj./GazetaShneta/