Bebja nuk pushonte së qari dhe fajet për këtë i kishte nëna e saj

2017-05-04 në ora 08:35

Ajo është vetëm 1 vjeçe e gjysmë, por ka kohë që nuk pushon nga të qarat për orë të tëra përgjatë ditës. Aq sa mamaja e saj nuk ka duruar dot  dhe e ka nisur me urgjencë për në spitalin e Nju Xhersit, SHBA.

Në fillim e ëma dyshoi për infeksion të brendshëm pasi në pamje të parë nuk duket asgjë dhe vajza vazhdon të jetë një kukull e bukur.

Mjekët filluan me kontrollin e veshit të mesëm, të zemrës, gjakut, trurin, zemrën, veshkën dhe thuajse çdo pjesë të rëndësishme të trupit, por gjithçka ishte mirë dhe nuk kishte asnjë dëmtim.

Gjatë vizitave mjekët vunë re që vajza kacavirrej shumë pas mamasë së saj dhe menjëherë dalluan që në veshin e gruas mungonte njërin vëth.

Për shkak se frymëmarrja e vajzës ishte normale dhe nuk kishte dhimbje në gjoks, mjekët nuk dyshuan se ajo mund të kishte ngrënë një mjet apo bizhu të tillë si vathi i të ëmës.

Kështu, ishte analiza me rreze ajo që zbuloi se në pjesën e sipërme te vogëlushes gjendej vathi humbur i mamasë.

Pas kësaj ndërhyrjeje që nxori këtë mjet të fortë nga trupi i vajzës, ajo ka pushuar të qarat dhe vazhdon jetën shëndetshëm.