Bebja rrezikohet nëse thith qumësht nga një nënë tjetër

2017-04-28 në ora 09:53

Në çfarëdo kohe që fëmija juaj merr qumësht nga një nënë tjetër ju e keni ekspozuar atë ndaj mundësive të infeksionit.

Është e sigurt që të përdorni një shishe me qumështin tuaj të gjirit apo qumësht formula në një rast që nuk jeni pranë tij fizikisht.

Sigurisht, disa argumentojnë se dhënia e gjirit dhe nga gra të tjera është një zgjidhje e vjetër (e përdorur në të gjitha kohërat) për fëmijët në gji, por në ditët e sotme ne kuptojmë shumë më tepër në lidhje me rreziqet e sëmundjeve infektive.

Ne e dimë se HIV mund të transmetohet nëpërmjet qumështit të gjirit, dhe ekziston një mundësi shumë e vogël që  hepatiti mund të kalojë në qoftë se një grua ka thithkat e plasaritura.

Kontakti me qumështin e nënës tjetër dhe të indeve të gjirit mund të transmetojë të tjera gjëra, më pak të rrezikshme për jetën, të tilla si infeksionet e mykut, bakteret, viruset dhe duke përfshirë edhe herpes-in.

Juve mund tju duket inkurajuese të mendoni se motra juaj apo një mikeshë mund të ushqejë fëmijën tuaj, nëse ju nuk jeni aty. Por nëse nuk e di historinë e plotë mjekësore të gruas tjetër, do të ishte e rrezikshme për ta lënë ti japë gji foshnjes tuaj.

Në qoftë se ju doni të kërkoni ndihmë nga dikush për ti dhënë gji fëmijës tuaj, ju duhet patjetër të bisedoni këtë vendim me pediatrin.