Kur Brianne Dow 24 vjeçare, kuptoi që ishte shtatzënë vendosi të mos i tregoj fillimisht burrit të saj.
Në vend të kësaj, ajo vendosi që t’ia bëjë një surprizë me ç ‘rast organizoi të bënte një fotosesion në një park.
Ajo i kishte thënë atij se do të bënin fotografi si një çift, e me ç ‘rast fotografja do t’i ofronte nga një dërrasa të zezë ku ata do t’i shkruanin njëri tjetrit nga tri fjalë që përshkruajnë njëri tjetrin.
Dhe kështu ata bënë, në momentin kur ata i kthyen dërrasat, ai i kishte shkruar: Dashuri, tërheqëse, dhe e ëmbël.
Por në momentin kur e pa atë që kishte shkruar gruaja e tij: Ti do të bëhesh baba, ai nuk u përmbajt dhe shpërtheu në lot.
Ky sesion fotografik, më i miri i parë ndonjëherë, u bë hit anembanë në rrjetet sociale, ku vetëm në Facebook është shpërndarë më shumë se 270.000 herë.