Lindur para kohe gjatë këtij viti, foshnja e quajtur Ethan kishte një sëmundje kronike të mushkërive neonatale ndërsa Harrison kishte gjakderdhje të mëdha në tru.
Kur mjekët treguan se koha e Harrisonit në këtë botë do të jetë e kufizuar, binjakët u lejuan që të qëndronin disa momente së bashku, ta njihnin njërit-tjetrin.
‘Harrisoni u bë engjëlli mbrojtës atë ditë’, thotë nëna Tara për The Sunshine Coast Daily, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë gjithë kësaj kohe familja Moodie kishte arritur në një pikë delikate dhe pa lakmueshme, pasi gruaja rrinte në spital ndërsa burri herë pas here kthehej në shtëpi për t’u kujdesur për shtëpinë.
Ata treguan se i tërë komuniteti e kanë mbështetur dhe i kanë dhënë një ngrohtësi të madhe, ndërsa familja tenton të kthehet në shtëpi për Ditën e Australisë.
Por, nëse nuk arrijnë në këtë ditë, atëherë do tentojnë për Ditën e Shën Valentinit të kthehen sërish në shtëpi për shkak të kushteve mjekësore të bebes./Gazeta Shneta/