Bashkëveprimi dhe komunikimi me beben tuaj mund të ndodh edhe gjatë kohës kur ajo gjendet në bark.
Madje, studimi i fundit konfirmon se një veprim i tillë e bën fëmijën më të zgjuar, gjatë kohës kur ai është në bark, transmeton Femina.
Gjithashtu, prekja e barkut nga nënat, sipas tyre, bënë që foshnja t’i shtojë lëvizjet e saj.
Studimi është botuar në Procesin e Akademisë Kombëtare të Shkencave, ku sipas tij, fëmijët mësojnë aftësitë gjuhësore, teksa prindërit e tyre lexojnë apo flasin me ta.
“Nuk është kurrë vonë të filloni të lexoni dhe të bisedoni me fëmijën tuaj”, tha Rebekka Levis, një profesore asistente në Kolegjin Mjekësor të Nju Jorkut, për The Journal News.