Pas heqjes së listës së pritjes së pacientëve për stenta, drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, Dr. Tefik Bekteshi, thotë se kjo u mundësua edhe për shkak të funksionimit 24 orësh
Ariana Ismaili
Një lajm i mirë sot ka qarkulluar pothuajse në të gjitha mediat për një klinikë të QKUK-së. E kjo nuk ndodh shpesh. Sidoqoftë, Klinika e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, ka arritur që ta heq listën e pritjes së pacientëve. Në këtë listë kanë qenë të shënuar qindra pacientë e të cilët detyroheshin të prisnin me muaj të tërë për vendosjen e stentave.
Por kjo pritje e gjatë tashmë është hequr dhe intervenimet do të kryhen nga mjekët varëisht nga rastet që iu paraqiten. Gjatë këtij viti kjo klinikë ka kryer 1265 koronarografi dhe 710 stantime nga jnari deri më sot. Drejtori i Klinikës, Dr. Tefik Bekteshi, thotë se kjo shifër pritet të shkojë deri në 2000 koronarografi dhe 1000 stentime, shkruan Gazeta Shneta.
“Mendoj që kemi kapacitet të mirë me staf dhe me dy salla kardiokirurgjike dhe një të kateterizimit, e tjetra pritet që të vihet në funksion në vazhdim”, ka thënë ai. Bekteshi ka shtuar se këtë vit janë furnizuar mirë edhe me stenta aq sa për ta reduktuar listën e pritjes.
“Të gjithë pacientët do të trajtohen sipas emergjencës së rastit, tashmë nuk do të ketë pritje të gjata për stentim”, ka sqaruar ai. Në këtë ka ndikuar edhe funksionalizimi 24 orësh i Kardiologjisë Invazive i filluar në muajin shkurt të këtij viti. Si përfundim mjeku ka pohuar se rastet më të shpeshta janë sëmundjet koronare, dhe se në këtë klinikë kryhet diagnostikimi i menjëhershëm. /Gazeta Shneta/