Sipas njoftimeve të lajmeve, macja shtëpiake në Belgjikë është infektuar me Covid-19, sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi i ri që po përhapet në të gjithë globin.
Ky është transmetimi i parë i virusit nga njeriu tek macet (kafshët) shkruan Live Science transmeton Gazeta Shneta.
Pas një jave kur pronari i saj u sëmurë me Covid-19, pasi u kthye nga një udhëtim në Italinë Veriore, macja zhvilloi simptoma të koronavirusit: diarre, të vjella dhe probleme të frymëmarrjes.
Pronari dërgoi mostrat e të vjellave dhe fecesin në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare Liège në laboratorin e Dr. Daniel Desmecht.
Studimet gjenetike në ato mostra kanë treguar shkallë të ngritur të SARS-CoV-2, tha ai.
“Macja u shërua pas 9 ditësh,” tha Van Gucht.
Macet gjithashtu ishin diagnostikuar me koronavirus gjatë epidemisë SARS në 2003, tha Van Gucht. /Gazeta Shneta/