Është gjë e mahnitshme të shikoni fëmijët të rriten duke pasur gjyshërit pjesë të jetës së tyre të përditshme. Por kjo gjë din t’I ketë edhe disa sfida të papritura.
Për këdo që konsideron t’i kenë prindërit e tyre si kujdestarë, këtu janë disa përfitime dhe sfida që mund t’i përjetoni.
PËRFITIMET:
– Ata janë zgjedhja më e duhur. I njohin fëmijët tuaj ashtu sikur ju. Arrijnë t’I sfidojnë ata dhe u vënë kufizime njëlloj si ju, ashtu që në fund të arrinë të pajtohen..
– Ata dokumentojnë ngjarje të rëndësishme. Kur prindërit janë në punë, atyre shpesh u humbasin ato momentet “e para”, hapat e parë, fjalët e para, karroca e pare… Prindërit tuaj e dinë këtë dhe janë gjithmonë duke kërcyer dhe duke bërë video për të siguruar që ju të mos humbisni asgjë, shkruan Mom.me, përcjellë GazetaShneta.
– Shpenzime të ulëta. Paramendojeni se sa shpenzime do ju bëheshin nëse tërë kohën do preokupoheshit të gjenit një dado të përshtatshme. Këtë kujdes e keni të siguruar nga gjyshërit…
– Ata nuk kujdesen, ata po ashtu I rrisin fëmijët tuaj. Përderisa çerdhet mund t’iu mësojnë disa aftësi dhe sjellje sociale fëmijëve, prindërit e bëjnë këtë dhe shumë më tepër. Ata janë fjalë për fjalë grupi i dytë i prindërve.
– Ata kanë një marrëdhënie të ngushtë me fëmijët. Për shkak se prindërit janë me nipërit e tyre çdo ditë, ata i njohin shumë mirë edhe sjelljet e tyre.
SFIDAT:
– Ata duhet të administrojnë më shumë disiplinë sesa gjyshërit mesatarë. Përderisa pjesa më e madhe e gjyshërve mund t’i llastojnë nipërit e mbesat me karamelei, gjyshërit-kujdestarë të jënë të kujdesshëm dhe të dijnë si të qortojnë nipërit në kohën dhe arsyen e duhur.
– Është e vështirë të japësh sygjerime. Ndonjëherë unë nuk pajtohem me sasinë e televizionit që fëmijët tuaj mund ta kenë të lejuar, por bëhet shumë e vështirë që një gjë e tillë të diskutohet qartazi.
– Është një punë e vështirë edhe për prindërit në të 20-at dhe 30-at e tyre, e lëerë për gjyshërit që mund t’I kenë kaluar të 50-at. Mbajtja me fëmijëve me aktivitetet është rraskapitëse dhe duhet ta kini parasysh këtë gjë.
– Ju mund të ndiheni sikur ju detyroheni. Kur dikush t’ju japë një dhuratë kaq të madhe – kaq bujare – që ju e dini që nuk mund t’i shpërbleheni kurrë, mund të ndiheni pak rëndë. Por duhet ta dini se dhuratat nuk kanë për qëllim të shpaguhen, ato janë dhënë nga dashuria dhe kanë për qëllim të pranohen dhe vlerësohen me mirësjellje./GazetaShneta/