Kalciumi është një nga mineralet kryesore që ju nevojitet gjatë shtatzënisë së bashku me vitaminat dhe mineralet e tjera.
Nevojat ndryshojnë sipas moshës dhe shumë pak kalcium mund të shkaktojnë komplikime shkruan verywellfamily, transmeton GazetaShneta.
Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) rekomandon që nënat shtatzëna dhe gjidhënëse të moshës 19 vjeçare e më shumë të konsumojnë 1000mg kalcium çdo ditë.
Prandaj, ekspertët rekomandojnë që adoleshentet shtatzëna të moshës 18 vjeçare të marrin së paku 1.300mg kalcium çdo ditë.
Benefitet
Për foshnjën tuaj
Foshnja juaj në zhvillim ka nevojë për kalcium për të formuar kockat. Kalciumi është gjithashtu një lëndë ushqyese e rëndësishme për zemrën, muskujt, nervat dhe hormonet e foshnjës suaj.
Për nënën
Gjatë shtatzënisë, ju i jepni foshnjes suaj gjithë kalciumin që i nevojitet, kështu që kur konsumoni sasinë e rekomanduar të kalciumit çdo ditë po kujdeseni për foshnjen dhe veten tuaj./GazetaShneta/