Probleme me gjumin gjatë natës? Përpos faktorëve të ndryshëm që ndikojnë në këtë çështje, rëndësi të madhe duhet ti kushtoni edhe ushqimit që hani para se të shkoni të flini. Filloni dhe kujdesuni në përzgjedhjen e darkës tanin e tutje nëse dëshironi të keni një gjumë të rehatshëm.
Këtu e keni listën e gjërave që do t’iu ndihmojnë të bëni gjumë të mirë:
Qershia:
Qershitë përmbajnë melatoninë, e cila ndihmon në rregullimin e cikleve të gjumit.
Orizi:
Të konsumoni oriz të paktën katër orë para gjumit, është zgjidhja më e mirë që mund të bëni. Orizi është i njohur për vetitë tretëse që posedon. Sapo të arrijë në organet tretëse, ai fillon t’i ndihmoj këtyre organeve të bëjn tretjen e ushqimeve që janë grumbulluar gjatë ditës në lukthin tuaj.
Bananja:
E pasur me magnez dhe potasium, bananja hyn në këtë listë për arsyen se brenda 20 minutash pasi të depërtoj në organizmin tuaj relakson dhe shtendosë muskujt e trupit, gjë që nënkupton se trupi është i gatshëm tërësisht për gjumë.
Drithërat:
Të konsumoni karbohidrate, të cilat treten lehtë, disa orë para kohës së gjumit, trupi do të fitoj forcë të mjaftueshme dhe të fillojë procesin e relaksimit.
Patatet e ëmbla:
Ky lloj i patateve përmbanë komplekse karbohydratesh dhe potasium, të cilat siç e përmendëm edhe më lartë, janë substanca që ndihmojnë trupin të stabilizoj ciklin e gjumit të natës.
Qumështi:
Qumështi përmbanë një substancë të quajtur Triptofan. Kjo është njëra ndër substancat e njohura për qetësimin e sistemit nervor, pas së cilës trupi dhe truri është mëse i gatshëm të pushoj në gjumë të natës.
Çajrat herbale:
Llojërat e çajit, të cilat nuk përmbajnë kafeinë, siç është kamomili dhe valeriani, janë të përkryer të përdoren si qetësues pa efekte anësore. Përgatisni një filxhanë çaji kamomil 30 apo 40 minuta para kohës që planifikon të flini, dhe do të shihni rezultatin. /Gazeta Shneta/