Shefi i Zyrës së BERZH-it në Kosovë, Nail Taylor, ka dorëzuar sot çekun 130 mijë euro për fëmijët e sëmurë me kancer në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Çeku i është dorëzuar organizatës Care for Kosovo Kids e cila dhuron donacione që disa vite në këtë klinikë, shkruan Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
130 mijë euro nga BERZH-i për fëmijët ne kancer
Në Klinikën e Pediatrisë, përkatësisht në Repartin e Hemato-Onkologjisë, sot është bërë ceremonia e dorëzimit të çekut, me rastin e mbarimit te fushatës shumë të suksseshme te stafit të Bankës Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim për fëmijët me kancer në QKUK.
Çeku i është dorëzuar organizatës Care for Kosovo Kids, e cila për disa vjet ka ndihmuar dhe ndihmon me terapi fëmijët me kancer.
Në këtë ceremoni morën pjesë, drejtori i SHSKUK, dr. Basri Sejdiu, z. Neil Taylor, shef i Zyrës ë Berzh për Kosovë, znj. Sevim Cinci, nga OJQ, Care For Kosovo Kids, drejtoresha e Pediatrisë, dr. Drita Telaku, dr. Violeta Grajqevci, shefe e Hemato-Onkologjisë dhe stafi i repartit.
Stafi nga zyrat e BERZH-it në Prishtinë, Tiranë dhe Londër, kanë mbledhur rreth 80,000 euro për fëmijët me kancer gjatë vitit të kaluar, të cilat janë rritur me një donacion shtesë prej 50,000 € nga BERZH-i në Londër.