Pas përgjysmimit të numrit të pacientëve të sëmurë me Covid në QKUK dhe spitale ka nisur rikthimi i shërbimeve të pezulluara më parë.
SHSKUK ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë të hospitalizuar 537 pacientë për trajtim nga Covid-19, prej të cilëve 414 janë me oksigjeno terapi ndërsa 22 në mjekimin intensiv qendror, shkruan Gazeta Shneta.
Pas përgjysmimit të numrit të pacientëve me Covid, QKUK dhe spitalet e përgjithshme tashmë kanë filluar rikthimin e shërbimeve të cilat ishin pezulluar më parë.
QKUK ka njoftuar se shërbimet në ambulancat specialistike pritet të nisin nesër më 22 shtator, ndërsa edhe klinikat interne do të rikthehen në punën e tyre pas dezinfektimit.
Edhe Spitali i Gjilanit ka njoftuar se do të rikthej në punë repartet e Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe një pavion të repartit të Internos. /Gazeta Shneta/